×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna emërohet një nga gratë më të pasura të Britanisë, kjo është vlera e pasurisë që zotëron

    Reporteri
    17 Maj 2020 | 21:23

    lli i popit Rihanna është emëruar si një nga gratë më të pasura të Britanisë, me një pasuri prej 468 milion paund.


    150 nga 1.000 njerëzit më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar janë gra, sipas edicionit të fundit të ‘Sunday Times Rich List’. Prej tyre, 25 janë miliardere.

    Pasuria e madhe lidhet pjesërisht me suksesin e stuhishëm të markës së saj ‘Fenty’, e cila shtrihet nga kozmetika deri tek moda.

    Në një intervistë vitin e kaluar, ajo tha: “Asnjëherë nuk kam menduar se do t’i fitoja këto para, kështu që një numër nuk do të më ndalojë së punuari”. Ajo renditet në vendin e 48-të në listën e grave më të pasura.

    Në krye të listës së grave këtë vit është Suede Kirsten Rausing, 67 – vjeç, me 12.1 miliardë dollarë.

    Së bashku me vëllezërit e saj Jorn dhe Fin, Suede zotëron firmën që qëndron pas biznesit të paketimit ‘Tetra Pak’.

    Xhaxhai i tyre Hans vdiq vitin e kaluar por e veja e tij, Marit, është e treta në listë.

    Autorja JK Rowling ka grumbulluar një pasuri prej 795 milion nga librat dhe filmat e saj për ‘Harry Potter’.

    Emra të tjerë të famshëm përfshijnë aktoren Salma Hayek, e cila ndan 6.5 miliardë paund me bashkëshortin e saj François- Henri Pinault, i cili mbikëqyr markat luksoze, të tilla si Guçi, përmes operacionit Kering të familjes së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!