×
  • Show Time
  • Show Time

    Rihanna iu rikthehet paraqitjeve të ‘nxehta’ me të brendshme

    Reporteri
    02 Qershor 2021 | 13:10

    Rihanna joshi ndjekësit me fotot e fundit.


     

    Rihanna është goxha aktive në rrjete sociale, në të cilat rrëmben vëmendje të madhe me secilën paraqitje që bën, shkruan lajmi.net.

    Këngëtarja ka ndarë me miliona ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi, në të cilat shfaqet atraktive e veshur me të brendshme me ngjyrë të verdhë.

    Ajo dukej në formë shumë të mirë, teksa shfaqi fizikun në fotografitë e reja. “Po mendoja 3 minuta se çfarë mbishkrimi t’iu vendosja.

     

    Nuk kam çfarë të them”, shkruan artistja. Ylli i muzikës pop ka kohë që ka paralajmëruar një album të ri, por duket se vlerëson që nuk është koha e duhur për publikimin e tij.

    Në anën tjetër, Rihanna po e shijon lidhjen e dashurisë me reperin Asap Rocky, me të cilin së fundi e bënë publike këtë romancë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!