Ka pak kohë që është tërhequr nga skena muzikore, e madje nuk bënte as postime në rrjetet sociale.
Por ditët e fundit, Elvana Gjata është rikthyer fuqishëm në “Instagram”, ku ka ndarë me ndjekësit foto ku shfaqet sensuale me një look të viteve ’90.
E ky rikthim i këngëtares së dashur për publikun duket se e ka një qëllim. Në disa poza të postuara në rrjetet sociale, Elvana shihet duke mbajtur një pankartë në duar, ku shkruhet: “Vajzat”.
Ndërkohë bashkëngjitur me të ka përcjellë dhe një mesazh domethënës: “Kur edukojmë vajzat, kemi edukuar një komb”.
Duket se Elvana i është bashkuar fushatës së ndërgjegjësimit për të drejtat e femrave pas skandalit të abuzimit të 15-vjeçares në një shkollë në Babrru.
Gjithashtu edhe para dy ditësh, këngëtarja postoi disa foto, me disa pankarta që mbante në duar “Askush nuk mundet të ta mbyllë gojën”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.