×
  • Show Time
  • Show Time

    Rikthimi i shumëpritur po ndodhë, Armend Rexhepagiqi nesër publikon “Dashni e vjetër”

    Reporteri
    03 Qershor 2025 | 20:22

    Këngëtari dhe kompozitori i njohur, Armend Rexhepagiqi, po i kthehet skenës. Ai ka paralajmëruar se nesër do ta publikojë këngën e re, shkruan Reporteri.net.

    Kënga mban titullin “Dashni e Vjetër”  dhe do të publikohet në kanalin e tij zyrtar në Youtube, nesër në orën 18:00. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit me të njëjtin emër.

    Ndryshe, pas një periudhe të gjatë mungese, Rexhepagiqi u rikthye në vitin 2019, duke realizuar muzikën e këngës “Tavolina e Mërzisë” për Elvana Gjatën dhe duke kontribuar në albumin e Tuna Sejdiut. Në vitin 2023, ai mbajti një koncert të suksesshëm në Prishtinë, ku interpretoi disa nga hitet e tij më të njohura, duke rikthyer nostalgjinë dhe emocionet tek fansat e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!