×
  • Show Time
  • Show Time

    Rindizet “sherri” Tayna dhe Dafina, “thumbohen” publikisht

    Reporteri
    05 Shkurt 2021 | 11:36

    Postimi i fundit i Dafina Zeqirit duket si kundërpërgjigje e një “InstagramStory” të Tayna-s. Kjo e fundit, disa orë më parë publikoi videon e një fanseje të saj, teksa shkruante:


    “Ty nukt’i dinë as këngët, mua freestyle-t m’i dinë përmendësh. Nuk jemi të njëjta”.

    Pas postimit të Taynës, nuk vonoi shumë edhe ‘thumbi’ i Dafinës. në llogarinë e saj të ‘Instagram-it’, këngëtarja nxorri një përkufizim i freestyle-it, si i pashkruar dhe forma më e vrazhdë e hip-hop-it.

    Pas bashkëpunimit “Bye Bye”, qarkulloi lajmi i prishjes së marrëdhënies mes dy artisteve të njohura, teksa në asnjë moment nuk u aludua rreth shkakut të mundshëm. Mosndjekja e njëra-tjetrës në Instagram i përforcoi akoma më shumë dyshimet.

    Javë më parë edhe në emisionin ‘SHOW TIME’ i cili është prodhim i Gazetës Online “Reporteri.net”, u fol për raportet e Dafina Zeqirit me artistët shqiptarë.

    Për të mësuar se me kë s’flet ajo, ndiqni videon e mëposhtme:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!