×
  • Show Time
  • Show Time

    Riniani i “Për’puthen” zbulon të dashurën e tij

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 15:23

    Rinian Leka, ish-konkurrent në emisionin “Për’puthen” në një intervistë ka shpalosur shumë gjëra rreth jetës së tij personale dhe ka treguar për herë të parë se është në një marrëdhënie.


    Riniani para disa ditësh ishte fotografuar në aeroportin e Rinasit, teksa priste të dashurën e tij. Ai kishte organizuar jashtë aeroportit, një ambient me tullumbace, për të mirëpritur vajzën që ia morri zemrën djalit nga Rrësheni.

    “Kjo vajza është një avokatë në Spanjë, është shqiptare por avokate në Spanjë, e specializuar në emigracion dhe biznes, kjo ishte në Shqipëri, unë kisha nevojë për një dokument dhe prisja avokatin, dhe erdhi avokatja, dhe filloi një pëlqim shumë i shpejt”, tha ai në Express Rozë.

    Po ashtu, ai tregoi se pas disa ditësh ka shkuar në Spanjë për ta takuar aty dhe se nga ajo ditë filloi dashuria.

    Kujtojmë se Riniani doli në mënyrë të papritur nga “Për’puthen”, e që tani ka kuptim dalja e tij, dhe tregoi se është shumë i lumtur me të.

    E dashura e tij është shqiptare por punon si avokate në Spanjë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!