Ajo është duke shijuar disa pushime përrallore me miqtë e saj.
Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora, dukej mjaft atraktive ndërsa u shfaq me rroba banje, në Formentera të mërkurën, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
28-vjeçarja kishte veshur bikini të kuqe në pjesën e sipërme, dhe të zeza poshtë.
Rita vuri mjaft mirë në dukje kthesat e saj, për të cilat gjithnjë komplimentohet nga fansat.
Krijuesja e hitit “Let Me Love You” gjithashtu vinte në pah tatuazhet e shumta përgjatë trupit.
Rita dukej se po shijonte rrezet e diellit, ndërsa herë pas here freskohej edhe duke u zhytur në ujë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.