×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora bëhet nostalgjike për kohën e pushimeve

    Reporteri
    19 Korrik 2020 | 23:16

    Pas disa muajsh e izoluar në një shtëpi me qira në periferi të Londrës, Rita Ora është kthyer në banesën e saj.


    Këngëtarja me famë botërore është në përgatitje e sipër të disa projekteve muzikore, të cilat priten të jenë të gatshme së shpejti për fansat.

    Teksa pandemia globale ka ndikuar në punën e këngëtares, Rita duket se po ndjen nostalgji për kohën e pushimeve. E këtë fakt e tregoi përmes një postimi në “Instastory”.

    Këngëtarja me origjinë shqiptare ndau me fansat një fotografi ku shfaqej me bikini të kuqe në plazh.

    Ora dukej mjaft atraktive teksa vinte në pah linjat atraktive trupore, për të cilat është gjithmonë e komentuar.

    “Më kthe mbrapa”, ka shkruar 29-vjeçarja në mbishkrimin e kësaj fotografie, duke bërë kështu të ditur se po e ndjen mallin për pak plazh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!