×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora: Isha në tualet në momentin kur Smithi goditi Rockun

    Reporteri
    02 Prill 2022 | 17:48

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur për momentin epik kur Will Smith goditi me shuplakë, Chris Rock, transmeton Reporteri.net.

    Ylli kosovar ka thënë se nuk ishte prezente në sallë, në momentin ku ndodhi incidenti.

    Rita tha se i vjen keq se çfarë kishte ndodhur për të cilën u shpreh shumë e mërzitur.

    “Në atë moment më është dashur të shkoj në tualet, gjë për të cilën jam shumë e mërzitur! Pas kthimit pasi pashë fytyrat e të ftuarve të tjerë, unë thashë: “Çfarë po ndodh? Çfarë po ndodh?”, deklaroi Rita.

    Këngëtarja ishte pjesëmarrëse në ceremoni, bashkë me të dashurin e saj, regjisorin hollivudian, Taika ëaititi.

    Foto:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!