Në prag të përvjetorit të 13’të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndarë momentin kur ishte emëruar Ambasadore Nderi e Kosovës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Rita ka shpërndarë një video nga pritja e veçantë që ishte organizuar në ambasadën e Kosovës në Londër, më 10 korrik të vitit 2015, kur ish-presidentja Atifete Jahjaga i kishte dorëzuar Medaljen Presidenciale “Ambasadore e Nderit”, e Republikës së Kosovës në botë.
“Ky moment <3”, ka qenë mbishkrimi që Rita i ka vënë kësaj videoje.
Ndryshe, Rita ka publikuar më 12 shkurt këngën “Bang”, në videoklipin e së cilës shfaqet me veshje me motive kombëtare
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.