×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora mahnitëse në fotosesionin e ri

    Reporteri
    14 Mars 2021 | 8:14

    Ajo shpeshherë mahnit fansat me imazhet e mrekullueshme në rrjete sociale.


    Dhe Rita Ora ka bërë të njëjtën në disa fotografi të reja, ku u shfaq me një bluzë me ngjyrë rozë, shkruan Daily Mail.

    30-vjeçarja zgjodhi që të vesh një mini-fund të zi, që e bënte edhe më të kompletuar paraqitjen e radhës.

    Për këpucë ajo vendosi ngjyrën e zezë, por që vëreheshin edhe disa gurë shumë-ngjyrësh me shkëlqyes.

    Makijazhi i bukuroshes bionde ishte i kombinuar me rrobat, kurse flokët i kishte bërë gërsheta, e më pas i kishte lidhur mbrapa kokës.

    Aksesorët nuk mungonin as në këtë dukje, duke shtuar vathë dhe zinxhirë prej ari.

    Përndryshe, Rita është angazhuar edhe në kompeticionin e “The Voice” në Australi, ku edhe pati rastin të shijoj kohën në bregdet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!