Sipas raportimeve, Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi, në një ceremoni private në Londër.
Këngëtarja 31-vjeçare mësohet se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe se do të njihet si zonja Waititi-Ora, shkruan DailyMail.
Krijuesja e hitit “Hot Right Now” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari – duke ndezur spekulimet se janë martuar.
Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht, transmeton Telegrafi.
Çifti u fejuan dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën me miqtë dhe familjen.
Një burim i tha The Sun: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Të afërmit dhe më të dashurit e tyre mund ta shohin se sa çmendurisht të dashuruar janë”.
“Pavarësisht se është në qendër të vëmendjes, Rita është e vendosur ta mbajë lidhjen sa më private dhe nuk donte të bënte një këngë dhe vallëzim për dasmën”.
Pavarësisht kësaj, Rita është kthyer në studio duke punuar për albumin e saj të tretë.
Ditëve të fundit, biondja ka bërë që të shuhen pak thashethemet se ajo dhe Taika kishin lidhur kurorë fshehurazi, pasi ajo u pa me një sërë unazash ari në duar.
Regjisori i lindur në Zelandën e Re, Waititi, u pa po ashtu me një unazë në gisht të premten e kaluar.
U raportua në qershor se çifti do të martoheshin së shpejti, por që nuk kishte një datë të saktë akoma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.