Më shumë se 700 njerëz nga industria e muzikës në Britaninë e Madhe, duke i përfshirë edhe menaxherët, producentët dhe kompanitë muzikore, kanë shkruar një letër të hapur përmes të cilës apelojnë që njerëzit të jenë të bashkuar dhe të heqin dorë nga racizmi.
Rita Ora, Little Mix, Nile Rodgers, Lewis Capaldi… janë vetëm disa nga emrat që kanë kërkuar ndërprerjen e racizmit – transmeton BBC.
Në mesin e tyre janë edhe Clean Bandit, Mabel, James Blunt, Naughty Boy, Ed Sheeran e të tjerë.
Qindra përfaqësues të industrisë muzikore e kanë nënshkruar letrën, në të cilën thonë se duan të shfaqin dashuri, bashkim dhe miqësi, e jo të shpërndajnë urrejtje – dhe se kjo është punë e përbashkët.
Ata porositin se të gjitha format e racizmit i kanë rrënjët e përbashkëta, injorancën dhe mungesën e arsimimit, ndërsa heshtja për këtë problem nuk është zgjidhje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.