Këngëtarja Rita Ora aktualisht ndodhet në Kosovë dhe po kalon një periudhë të mrekullueshme bashkë me familjen dhe bashkëshortin e saj, Taika Waititin.
Ajo këto ditë është pritur nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryeministri Albin Kurti si dhe nga presidentja Vjosa Osmani.
Artistes iu dorëzua edhe ‘Çelësi i Qytetit’ nga Rama për përfaqësimin e dinjitetshëm që ka bërë në mbarë botën.
E njëjta në Prishtinë po e shijon edhe jetën e natës, ku është parë në një klub së bashku me partnerin dhe të afërmit e saj, derisa në videon e publikuar dëgjohet që është vënë një nga këngët e saj “Shine Your Light”, e që këngëtarja bën shqiponjën me duar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.