Këngëtarja e famshme Rita Ora nuk ka harruar të bëjë një postim në ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ajo posti një foto në Instagram duke uruar edhe në gjuhën shqipe.
Rita, e cila vetëm pak ditë më parë na ka bërë sërish krenarë, duke u shfaqur në projektin e saj më të ri në veshje kombëtare shqiptare, të punuar nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti, ka vendosur të urojë Kosovën në vitin e 13 të pavarësisë me fotografi nga po ky projekt.
Këngëtarja sjell foto të reja në veshjen interesante që ka bërë me Sahitin enkas për videoklipin e këngës “Big”.
Rita në postimin e urimit shkruan mes të tjerash edhe në shqip: “Urime Dita e Pavarësisë Kosova! Urime 13 vjet pavarësi Kosova jonë. Po festoj me veshjen time tradicionale nga #Big!”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.