Anëtarja e jurisë në spektaklin “The Masked Singer”, Rita Ora, lufton për të mbajtur lotët gjatë një performance shumë emocionale në shfaqjen që do të transmetohet të shtunën.
Ylli i këngës mbetet pa fjalë ndërsa shfaqet mjaft e prekur nga konkursi i këndimit, kur në skenë u shfaq një maskotë e piranjës, prapa së cilës sigurisht fshihet një yll i famshëm – dhe që juria janë të detyruar ta gjejnë se kush është, shkruan The Sun.
Pas dëgjimit të interpretimit të një kënge të Harry Nilson, “Can’t Live If Living Is Without You” nga ylli misterioz i fshehur pas maskotës, Rita mbeti thuajse pa fjalë. Kur u pyet nga prezantuesi i shfaqjes për mendimet e saj, Rita tha: “Wow! Ishte kaq bukur, po lotoj! Vërtet nuk mund ta besoj që po qaj për një Piranjë”.
Kolegët e saj në juri qeshën me situatën e pazakontë, ndërsa Jonathan Ross bëri shaka duke thënë: “Epo, ti je alergjike ndaj peshkut!”.
Deri më tani, fansat kanë spekuluar mbi identitetin e personit që fshihet pas maskës së Piranjas. Shumë prej tyre mendojnë se Piranja është Danny Jones nga McFly.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.