×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora po akuzohet se ndau çiftin e famshëm britanik

    Reporteri
    28 Prill 2020 | 14:33

    Këngëtarja shqiptare Rita Ora duket se ka ndikuar që një çift britanik ti japë fund lidhjes së dashurisë.


    Modelja Lorena Medina ka zbuluar se historisë me yllin televiziv Joey Essex i erdhi fundi pasi dyshon se ky i fundit e tradhtoi me bukuroshen shqiptare.

    Duke folur për The Sun, Medina tha:

    “Ai ishte dashuria e jetës sime. Unë isha gati të kisha fëmijë me Joey. Ne bisedonim për martesën pothuajse çdo ditë. Ne ishim të çmendur dhe pasionantë.Unë u dashurova me të dhe u transferova në Angli menjëherë pas shfaqjes. Ishte gjëja më e çmendur që kam bërë ndonjëherë.”

    28-vjeçarja rrëfeu se partneri i kishte thënë që do të dilte me miqtë në mbrëmje dhe nuk u kthye në shtëpi. Ditën tjetër pa fotografitë e tij me Ritën në mediat britanike.

    “Ai më tha, “Kalova një natë të çmendur dhe qëndrova me miqtë e mi”. Por ai nuk më tha që ishte një vajzë dhe nuk e përmendi Rita Orën. Unë u mërzita shumë dhe i thashë që nuk i besoj aspak. Ne po qanim dhe po bërtisnim. Unë nuk dua të flas me Ritën dhe nuk e urrej. E respektoj, është shumë e talentuar. Por pas asaj që ndodhi me Joey, vendosa se do ishte më mirë të mos flisnim më”, rrëfeu Lorena.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!