Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards që pritet të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar muajin e ardhshëm.
Artistja e hitit “Hot Right Now” është në bisedime me drejtuesit e eventit për të udhëhequr ceremoninë, e cila do të zhvillohet në Manchester më 10 nëntor, përcjell albinfo.ch.
Ylli i muzikës ndërpreu bashkëpunimin me menaxheren e saj dhe drejtuesen e kompanisë First Access Entertainment, Sarah Stennet, dhe tashmë po pret për projekte të reja.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Rita merr përsipër të drejtojë eventin pasi e realizoi detyrën e prezantueses në mënyrën më të mirë të mundshme në vitin 2017 në stadiumin Wembley.
Lajmi vjen pasi këngëtarja me origjinë shqiptare është zëvendësuar nga prezantuesja e Love Island, Maya Jama, në emisionin “The Masked Singer”. Megjithatë, kjo lëvizje nuk u prit mirë nga shikuesit, të cilët dëshironin që Rita Ora të vijonte të ishte pjesë e panelit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.