Këngëtarja nga Kosova me famë botërore, Rita Ora, është mjaft aktive në rrjetet sociale.
Së fundmi, 31-vjeçarja vendosi që në ditët më të nxehta të stinës, të publikojë për ndjekësit e saj disa fotografi, ku ajo është dukur vërtet ‘e nxehtë’.
Në faqen e saj zyrtare në Faceboook, interpretuesja e hitit “Coming Home” pozoi me bikini, në disa poza të realizuara në plazh.
Ajo u kujdes që të vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit, të cilat janë rezultat i një angazhimi të saj të devotshëm në palestër.
“Përpara se vapa të shkonte shumë”, shkroi bukuroshja.
Rita përndryshe ka konfirmuar se në vetëm pak muaj, ajo do të jetë prezente në Shqipëri, për një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, më 6 shtator, në një organizim që Bashkia e Tiranës e ka organizuar falas për ta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.