Rita Ora ishte afër humbjes së 6.5 milionë funtesh pasi nuk arriti të paraqesë dokumente për dy nga kompanitë e saj.
Këngëtarja, 30 vjeç, ka arritur të mbledh 6.5 milionë funte përmes firmave, por autoritetet e Shtëpisë së Kompanive kohët e fundit filluan procesin e goditjes së dy prej tyre, përcjellë Reporteri.net.
E gjithë kjo për shkak të një vonese, këngëtarja shqiptare u kërcënua me mbylljen e tyre.
“Ora Multi Services Limited” me rezerva prej mbi 5 milionë euro, dhe “Ora Live” mbi 2 milionë euro janë dy bizneset që rrezikuan mbylljen, sipas “DailyMail”, e ku 30-vjeçarja nga Kosova është aksionarja më e madhe në to.
Pas kësaj letre thuhet se Rita ka përfunduar procedurat duke arritur ta heqë kërcënimin e autoriteteve, ndërsa ekipi i saj nuk ka pranuar të komentojë këtë çështje.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.