×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora shihet e buzëqeshur pranë Novak Gjokoviqit në finalen e Kupës së Botës në Ragbi

    Reporteri
    28 Tetor 2023 | 22:26

    Këngëtarja me rrënjë nga Kosova e famë ndërkombëtare, Rita Ora, është parë afër tenistit të njohur serb, Novak Gjokoviq, në mbrëmjen e së shtunës, teksa kanë ndjekur nga afër finalen e Kupës së Botës në Ragbi.

    Pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se disa muaj më parë Rita Ora e kishte shfaqur publikisht irritimin ndaj Gjokoviqit.

    Bëhet fjalë për momentin kur ajo po priste që në një “billboard” të shfaqej reklama e albumit të saj, e teksa priste që kjo të ndodhte, u shfaqën dy reklama të tjera, njëra e “Polestar 3” dhe tjetra e markës “Lacoste” me fytyrë promovuese Novak Djokovicin.

    Por në momentin që del kjo e fundit, Rita bën një gjest nënçmimi ndaj tenistit serb me origjinë nga Kosova, duke lënë të kuptohet se ajo është një reklamë koti dhe e pavlerë.

    Dhe ndërkohë, asaj i ndryshon fytyra dhe ngazëllehet kur sheh reklamën e albumit të saj të shumëpritur, “You & I”.

    Reagimi epik i Rita Orës kur shfaqet foto e tenistit serb Gjokoviq

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!