Rita Ora ka një mesazh për gjithë qytetarët nga e mbarë bota, pas përhapjes së koronavirusit.
Virusi COVID 19 është përhapur në shumë vende të botës, andaj ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Organet kompetente në gjithë botën po marrin masat e nevojshme për ta parandaluar përhapjen e virusit korona.
Këngëtarja Rita Ora ka shkruar mesazh sensibilizues, përmes së cilit bën thirrje që të qëndrojnë në shtëpi, që të jenë më të sigurt, shkruan lajmi.net.
“Tani mendoj për gjithë shoqërinë time në Itali dhe pjesët e tjera të botës, të prekur!! Qëndroni në shtëpi dhe qëndroni të sigurt, ne ju duam. Për pjesën tjetër të botës, ju lutem mendoni për çdonjërin gjatë kësaj kohe të frikshme”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, Rita Ora të premten (13 mars) publikon këngën e re me titull “How to be lonely”, këngë kjo që vjen pas gati një viti që kur ajo lansoi projektin e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.