×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha bie keq në grackën e 1 Prillit, i thonë se do dalë nga karantina, niset t’i bëjë teshat gati

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 13:48

    Këngëtari Robert Berisha ka qenë vazhdimisht temë e mediave këto ditë, shkaku i izolimit të tij në karantinë në konvikte. Ai sot ka rënë në grackën e një gënjeshtre të 1 Prillit, pas një thirrje telefonike drejtuar atij nga një person.


    Një person për të cilin Reporteri.net, mëson se është punëtor në Qendrën e Studentëve, e ka bërë shakanë më të bukur për këtë 1 Prill. Ai ka thirrur në telefon Robert Berishën dhe i ka thënë t’i bëjë teshat gati, pasi sot do të dalin nga karantina.

    Personi që e vuri në grackë Robertin

    Dëshira e madhe për të dalë nga izolimi nuk e ka lënë Robertin që të pyes dy herë nëse kjo ishte e vërtetë por menjëherë ka dashur ta mbyll telefonin dhe të fillojë paketimin e gjësendeve të tij, për të dalë nga aty.

    Por, ky gëzim i tij nuk ka zgjatur as 2 sekonda, pasi personi që po komunikonte me të i tregoi shpejtë se sot ishte data 1 prill, e njohur dhe e pranuar nga të gjithë si ditë e shakave kur mund të gënjejmë njëri-tjetrin. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!