×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha i jep fund lidhjes me të dashurën 23 vite më të re

    Reporteri
    26 Maj 2025 | 13:53

    Prej disa kohësh, Robert Berisha dhe Ana, të cilët kanë ruajtur një marrëdhënie në distancë, prej kohësh nuk janë shfaqur më bashkë. Kjo ka bërë që fansat e çiftit të dyshojnë se mes tyre ka një krisje.

    Këngëtari vetë në intervista ka treguar se udhëtonte shpesh drejt SHBA-së për t’u takuar me Anën, por duket se raportet mes tyre nuk janë më si më parë. Sipas“Prive”, marrëdhënia e tyre është në krizë.

    Shenjat e ftohjes janë bërë të dukshme edhe në rrjetet sociale: Ana ka fshirë fotografitë me Robertin, ndërsa të dy herë pas here e ndjekin e herë jo njëri-tjetrin në Instagram. Pak kohë më parë, Roberti i kishte bërë dashurës së tij një dedikim të veçantë me rastin e ditëlindjes.

    Kujtojmë që këngëtari e bëri publike lidhjen me Ana Skrel gjatë këtij viti, më 14 shkurt përmes një postimi në rrjetet e tij sociale, ai ndau me ndjekësit një video duke u puthur në buzë me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, ndërsa festonin “Shën Valentinin” së bashku.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!