×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha: Kam pasur dëshirë që t’ia kushtoja nënës një këngë edhe sa ishte gjallë

    Reporteri
    02 Maj 2022 | 16:11

    Këngëtari Robert Berisha, i ka kushtuar një këngë nënës së tij në njëvjetorin e vdekjes.

    Ai ka folur rreth përgatitjes së kësaj kënge e cila titullohet “NANË”.

    Roberti tha se dëshira e tij ishte që t’ia kushtonte një këngës nënës edhe sa ishte gjallë.

    “Është një projekt që ma kanë bërë dy shokët e mi, Ilir dhe Kreshniku nga Ferizaj. Një muaj pasi që mami ka ndërruar jetë, kam qenë në Amerikë. Dhe më thanë dëgjoje këtë këngë. Unë jam munduar që t’i ikë atyre këngëve që janë të dhimbshme dhe që tingëllojnë turqisht”, tha ai në Klan Kosova.

    “Kam dashur diçka më artistike, më ndryshe. Kur e kam dëgjuar demon kam thënë “Kjo është”. Dhe teksti më është përshtatur shumë. Kam pritur që t’i bëj një vit, pranda s’kam lansuar ndonjë projekt tjetër”.

    “Kam pasur dëshirë që t’ia kushtojë një këngë edhe sa ka qenë gjallë, Sa janë gjallë duhet t’i duam prindërit, anëtarët e familjes, shokët dhe këdo të afërm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!