×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berisha konfirmon lidhjen e dashurisë, publikohet videoja duke u puthur me një vajzë

    Reporteri
    10 Shkurt 2021 | 9:07

    Jeta private e Robert Berishës ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave që pas ndarjes së tij nga Nora. Roberti është përfolur shpeshherë për lidhje me vajzat e showbizit e këtë herë thashethemet kanë nisur pas një videoje të postuar nga vetë ai.


    Këngëtari shfaqet duke darkuar me një modele italiane, Maria Bove që duhet thënë është shumë seksi.

    Roberti shihet duke filmuar Marian, e cila po rregullohet para se të bëjë foto dhe duke qeshur i kërkon këngëtarit të presë. “Jo prit të bëhem gati”, i thotë Maria.

    “Ti je gjithmonë gati, oh Zot”, dëgjohet duke thënë Roberti duke e komplimentuar kështu modelen.

    Edhe bukuroshja seksi ka ndarë në InstaStory një video me këngëtarin shqiptar. Doni më? Maria e shoqëroi postimin me një zemër, duke treguar kështu se ata janë çifti më i ri i showbiz-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!