×
  • Show Time
  • Show Time

    Robert Berishës ia konfiskojnë sintin në konvikt, i theu rregullat e karantinës

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 22:02

    Artistit Robert Berisha i është konfiskuar sinti me të cilën po argëtonte vetën dhe persona tjerë të cilët janë po ashtu në karantinë.


    Arsyeja pse i është konfiskuar instrumenti muzikor është sepse shumë persona të tjerë po shkonin që të e dëgjonin dhe kështu po thyenin rregullat e karantinës.

    Berisha është në karantinën e improvizuar në konviktet e studentëve. Aty qëndrojnë personat që janë futur në Kosovë pas përhapjes së virusit Covid-19 për një periudhë 14 ditore.

    Robert Berisha është ankuar më herët për kushtet që janë në qendrën studentore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!