×
  • Show Time
  • Show Time

    Roberti ‘tradhëton’ Norën, shfaqet krah një femre tjetër

    Reporteri
    11 Maj 2019 | 17:48

    Ai është një nga meshkujt më të pashëm shqiptarë i cili bie në sy me pamjen e tij, krahas karrierës në muzikë.


    E duket se ka qenë vetëm çështje kohë që Roberti, me fizikun e tij të kompletuar, të shndërrohet edhe në një model part-time.

    Këngëtari është përzgjedhur si imazhi i koleksionit të ri nga brendi i mirënjohur Mr. Rex.

    Pamjet e para nga prapaskenat janë publikuar në rrjete sociale ku Roberti pozon përpara aparatit të Veton Osmanit me modelen e re Zana Berisha përkrah.

    Momentalisht, na mbetet të presim edhe pak ditë deri në publikimin e fotografive nga koleksioni i ri i veshjeve të Mr. Rex i cili me gjasë edhe këtë herë, do të na befasojë me trendet dhe risitë në veshjet e koleksionit që po vjen.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!