Binjakët Romeo dhe Donald Veshaj kanë marrë vëmendjen e gjithë shqiptarëve pas hyrjes së këtij të fundit në Big Brother VIP.
Në spektaklin e ditës së martë Donaldi u befasua nga vëllau i tij i cili e priti në dhomën e suprizave, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Dyshja më pasë patën një detyrë nga produksioni ku i ndërruan rolet, Romeo u vesh me rrobat e Donaldit dhe u fut në shtëpi mes banorëve.
Mes lotësh dhe batutash Donaldi përshëndeti nga shtëpia binjakun e tij, i cili me pasë bëri një dedikim shumë emocional.
Romeo postoi një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram së bashku me Donaldin dhe shkrou:”Vetëm koha ndryshon, unë dhe ti jo”.
Kujtojmë që Donaldi ditëve të fundit është diskutuar shumë pas nisjes së një lidhje brenda shtëpisë me banorën, Beatrix Ramosaj./Gazeta Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.