×
  • Show Time
  • Show Time

    Ronaldo kryeson listën e personazheve më të paguar në Instagram

    Reporteri
    03 Korrik 2021 | 12:24
    SALVADOR, BRAZIL - JUNE 15: Cristiano Ronaldo laughs during the Portugal training session ahead of the 2014 FIFA World Cup Group G match between Germany and Portugal held at the Arena Fonte Nova on June 15, 2014 in Salvador, Brazil. (Photo by Martin Rose/Getty Images)

    Cristiano Ronaldo ka kryesuar listën e të famshmëve me më së shumti fitime nga “Instagram”.


    “HopperHQ” ka përpiluar listën duke analizuar faktorët përfshirë aktivitetin mesatar të llogarisë, sa shpesh poston dhe një sërë variablash të tjerë, ndjekësit dhe mënyrën për një artikull apo imazh të sponsoruar.

    “Me Evropianin që filloi në fillim të këtij muaji dhe disa lëvizje të diskutueshme të marketingut gjatë dy javëve të fundit, prania e Ronaldos është ngritur në qiell” – tha Mike Bandar, një bashkëthemelues i kompanisë.

    Kujtojmë se një veprim i Cristiano Ronaldo-s gjatë një konference për mediat para pak ditësh ka bërë xhiron e rrjetit. Futbollisti i skuadrës portugeze nuk pranoi që të pinte Coca-Cola që ishte vendosur mbi tavolinë dhe i zëvendësoi me një shishe uji, ai mori shishet e Coca-Colas dhe i shtyu më tutje e më pas nxori ujin e ju bëri thirrje të gjithëve që të mos konsumojnë vetëm ujë dhe jo pije të dëmshme për shëndetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!