×
  • Show Time
  • Show Time

    Ronaldo vazhdon presionin ndaj Nitës: Do ti hedh të gjitha rrobat në pishinë

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 21:42

    Një debat që ka nisur që nga mbrëmja e djeshme midis dy banorëve të Big Brother Vip Albania, Ronaldo Sharka dhe Nita Latifi ka vazhduar edhe gjatë ditës e mbrëmjes së sotme.

    Kjo ndodhi pasi që Nita dërgoi në televotim katër banorët e rikthyer në shtëpi.

    Ishte Ronaldo ai i cili u shpreh se është i mllefosur nga formula e lojës dhe nga fakti që avantazhe u jepen banorëve që qëndrojnë kot në shtëpi.

    Për Nitën dhe Dean, Ronaldo tha se e kanë shtyrë deri këtu me zarfe, e nominime. Për Keisin, ai tha se ka 60 ditë në shtëpi falë hyrje së Sabianit dhe lidhjes që krijoi me Kristin.

    Por gjatë mbrëmjes së sotme, Ronaldo gjatë debatit që ka zhvilluar me Nitën e ka “kërcënuar” se të gjitha rrobat e sendet personale të saj do t’ia hedh në pishinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!