Këngëtarja Ronela Hajati është përfaqësuesja e sivjetme e Shqipërisë në “Eurovision 2022”.
Ajo do të interpretojë e para në natën e parë gjysmë finale më 10 maj këngën e saj “Sekret”, me shpresën për ta kualifikuar vendin e saj në finale.
Këto ditë, Hajati ka udhëtuar nëpër vende të ndryshme të Evropës për të promovuar këngën e saj në shtete të ndryshme.
Ajo performoi në një koncert në Barcelonë, ku ka takuar nga afër edhe disa emra të njohur të Eurovisionit ndër vite.
Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, Ronela tregoi se është takuar nga afër me fituesen e “Eurovision 2014”, Conchita Wurst.
Kjo e fundit fitoi festivalin evropian para tetë vitesh duke përfaqësuar Austrinë me këngën “Rise Like A Phoenix”.
Ndërsa përveç Wurst, këngëtarja shqiptare ka takuar edhe artisten e famshme italiane, Senhit, e cila vitin e kaluar përfaqësoi San Marinon me këngën “Adrenalina”.
Ajo e kualifikoi shtetin e San Marinos në finale, duke interpretuar krah reperit të famshëm amerikan, Flo Rida. /Telegrafi/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.