Reperi i njohur nga Kosova, Don Xhoni u raportua se është rrahur mbrëmë në Tiranë.
Në pamjet e publikuara nga mediat shqiptare shihen një grup të rinjësh të cilët e rrahin keq reperin nga Kosova, fillimisht duke e futur në veturë e duke i rënë shqelma e grushte.
I njëjti në një video live në Instagram ka dematuar se është rrahur.
Videoja në fjalë pretendonte të jetë me protagonistë reperin nga Shqipëria Finem dhe atë nga Kosova, Don Xhoni.
Menjëherë pas kësaj videoje reagoi Don Xhoni, i cili tha se raportimet nuk ishin të vërteta dhe se nuk gjendej fare në Tiranë.
Pas tij ka reaguar edhe Finem, i cili fillimisht përgënjeshtroi pretendimet për përleshje fizike, por ai ka disa kritika për Don Xhonin.
Reperit nuk i ka pëlqyer mënyra se si kishte reaguar reperi kosovar, duke thënë se nuk kishte pse ta zgjaste në atë mënyrë, por të tregonte shkurt se nuk është ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.