×
  • Lajme
  • Show Time
  • Raporto
  • Show Time / Pamjet tronditëse

    Rrahja e Edit, aktivizohet Prokuroria e Pejës: Joz Markut i lëshohet urdhër ndalimi në Kosovë

    Reporteri
    04 Shtator 2026 | 15:15

    Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur rast penal ndaj këngëtarit nga Shqipëria, Jozefin Marku, lidhur me incidentin e dhunshëm ndaj kosovarit Eduard Kuçi. 

    Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë ka bërë të ditur se rasti është iniciuar me vetiniciativë nga prokurori kujdestar, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Prokurori i Shtetit nga Prokuroria Themelore në Pejë, përkatësisht prokurori kujdestar, me vetiniciativë ka hapur rast penal ndaj J.M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’, të shkaktuar ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, E.K.”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

    Sipas Prokurorisë, Policia e Kosovës është autorizuar për inicimin e rastit, vendosjen e të dyshuarit në “stop list” dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera ligjore.

    “Stop list”, nënkupton një listë e personave që duhet të ndalohen dhe kontrollohet në kufi, sapo të futen në territorin e Kosovës, për të vazhduar tutje me procedurat.

    Veprimet janë ndërmarrë nga dispozitat ligjore të nenit 109 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili zbatohet ndaj cilitdo person të huaj i cili ka kryer veprën penale jashtë territorit të Republikës së Kosovës ndaj shtetasit të saj”, ka njoftuar më tej Prokuroria e Shtetit.

    Del video e plotë: Edi u rrah në pritë nga Jozi, banda e tij u shfaqën me maska të zeza në kokë e “STOP” të Policisë

    Ndërkohë, në pamjet e publikuara së sot nga gazeta online Reporteri.net shihen momente të rënda të përleshjes, ku Edi shihet i rrahur keq, i kërkon Jozit të ndalojë. Megjithatë, përleshja vazhdon edhe për disa momente.

    Aty shihet se këngëtari nga Shqipëria i doli në pritë Kuçit, bashkë me disa persona tjerë, disa prej tyre të maskuar, dhe e sulmuan fizikisht kosovarin i cili po udhëtonte me veturë dhe u ndalua nga një pjesëtari i bandës që mbante një shenjë “STOP” të Policisë shqiptare.

    Vetë Edi kishte publikuar më herët një fragment të përleshjes në InstaStory, duke e shoqëruar me mbishkrimin: “Pabesia dhe tradhtia kanë rrëzuar edhe mbretër! 15 me 1 në konakun e tyre! Shikim të këndshëm”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!