×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfehet modelja amerikane: Lojtarët e Liverpoolit më kanë ngacmuar

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 15:20

    Modelja amerikane Kinsey Wolanski arriti ta marrë gjithë vëmendjen në Madrid derisa po zhvillohej pjesa e parë e ndeshjes Tottenham-Liverpool nga e cila këta të fundit u shpallën kampion.


    Biondia seksi hyri me qëllim të reklamimit të faqes ‘Vitaly Uncensored’, e cila është e themeluar nga i dashuri i saj Vitaly Zdorovetskiy.

    Kësaj ‘shakaje’ ia pa hajrin ajo pasi në Instagram iu shtuan një numër i madh i ndjekësve, madje i kanë ofruar edhe punë.

    “Papritmas isha e njohur në të gjithë botën dhe mu vërshuan ofertat për punë. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë dëm, ishte vetëm një kënaqësi”, tha ajo duke zbuluar se edhe disa prej lojtarëve të Liverpoolit i kanë shkruar mesazhe ngacmuese.

    “Unë nuk po zbuloj emra, por disa lojtarë të Liverpool më dërguan mesazhe private flirtuese”, ka shtuar tutje biondja seksi.

    Mirëpo duket se kjo nuk do të jetë hera e fundit që atë e shohim duke marrë gjithë vëmendjen pasi modelja amerikane thotë se pretendon ta rris profilin e saj akoma më shumë.

    Ajo thotë se ka për synim që të fitoj para të shumta në mënyrë që kur të arrijë në të 30-tat t’ia sigurojë njëfarë lloj pensioni vetes.

    Nata finale e Ligës së Kampionëve tha se e ka ndihmuar shumë andaj ngjashëm pritet që ta shohim edhe herave të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!