×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfimi emocionues i Naim Abazit: Dënimi me burg, aksidenti i rëndë dhe dyshimi për kancer

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 11:52

    Naim Abazi ishte protagonist këtë mbrëmje në “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim” në RTV Dukagjini.


    Këngëtari dhe prezantuesi zbuloi shumë pathëna për jetën e tij në intervistë me Artan Telakun.

    Në kohët e vështira ai ishte detyruar të punonte si shitës për të mbajtur familjen e njëkohësisht për të investuar në karrierën e tij e të Mihrije Brahës.

    Për shkak të kostove të larta, Naimi kishte sakrifikuar klipet e shumta me qëllim që ato ti realizonte Mihrija, por sakrifica ka bërë edhe këngëtarja për karrierën në televizion e muzikë të Naimit.

    Çifti po ashtu ishte dënuar edhe me burg për kalim ilegal të kufirit, e teksa më të rënda ishin dy momente në jetën e tij.

    Pas një koncerti në Maqedoninë e Veriut, teksa ktheheshin për Kosovë, Naim Abazi dhe Mihrije Braha përjetojnë një aksident të rëndë, ku fati ishte në anën e tyre dhe shpëtojnë edhe pse makina ishte shkatërruar e gjitha.

    Ndërsa 10 ditë tmerri, Abazi kishte përjetuar kur dyshohej se ishte prekur nga kanceri e madje kishte nisur të lë dhe amanete

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!