Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi ka folur për periudhën e vështirë të sëmundjes dhe betejat e vazhdueshme me tumorin në tru.
“Edhe momentin kur unë e kam kuptuar se çka kam dhe çka mban trupi im, unë kam qesh dhe kam thënë është diçka që duhet me u tejkalu. Edhe kam thënë nëse Zoti ka shkrujt që unë duhet me jetu, kam me jetu.
Nëse ka thënë që ka me më marrë, ka me më marrë. Menjëherë pasi jam kthyer prej operacioneve, unë kam vazhduar me punën. Nuk jam ndal e as nuk kam pushuar asnjë ditë“, ka thënë Matoshi në Top Channel.
“Po tash me e fillu, të parën e kam pas në vitin 2012. Kam qenë shtatëzanë kur e kam kuptuar që kam patur një tumor në tru dhe kam thënë ok… Kam mbajt dertin e shtatzënisë se qysh kam me e lind vajzën. Unë e kam humbur dhe shikimin.
Me njërin sy nuk kam parë fare, me njërin 30 përqind. Edhe kisha problemin, qysh kam me e lind’ dhe qysh kam me pa fëmijën tim”, ka rrëfyer ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.