×
  • Show Time
  • Show Time

    Rreth 8 mijë adhurues të muzikës nga gjithë Evropa pushtojnë Shëngjinin për festivalin UNUM

    Reporteri
    05 Qershor 2019 | 18:52

    Për të parën herë, Shëngjini përjetoi magjinë e tingujve të muzikës elektronike, për tre netë me radhë. Mbi 70 artistë të njohur, rreth 8 mijë mijë pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, shijuan madhështinë e festivalit UNUM.


    Në tri skena performuan 75 artistë, ndërkombetarë e lokal, artistë të shtëpive të mëdha muzikore. Emrat e mëdhenj si Luciano, Joseph Capriati, Ricardo Villalobos, Raresh, Petre Inspirescu, luajtën më shumë se që ishte e planifikuar.

    Jehona e festivalit u shpërnda kudo në Evropë, madje edhe në vendet e largëta si Ukraina e Gjeorgjia. Grupe të mëdha kishin ardhur nga Italia, Gjermania dhe Anglia.

    Në skenën e pishave muzika nuk u ndalë prej ditës së premte kur filloi deri të dielën dhe cdo moment e çdo performancë u përcoll nga fotografë të njohur si Luca Dea, Anne Marine, Valeriu dhe Troi.

    Organizatorët kanë bërë të ditur se festivali do të vazhdoj dhe në javët e ardhshme do të bëhet edhe lajmërimi për fazën e parë të biletave. Ngjarja u zhvillua nën mbështetjen e plotë të Ministrisë së Turizmit të Shqipërisë, autoriteteve lokale dhe ambasadës britaneze e zvicerane. Madje, të dielën, në mjediset e festivalit u organizua edhe një konferencë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrin e Turizmit, Blendi Klosi.

    Ngjarja u përcoll nga media dhe gazetarë ndërkombëtarë si Resident Advisor, JukeBox, Dancetrippin.tv, e të tjerë. Më poshtë shihni disa nga momentet me të bukura të katër ditëve të UNUM-it, te Rana e Hedhun në Shëngjin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!