Sot feston ditëlindjen Ermal Hoxha, bashkëshorti i Rrezarta Shkurtës dhe sigurisht një dedikim publik nga ajo nuk mungoi.
Këngëtarja është treguar gjithmonë e kujdesshme ndaj detajeve e t’i bëjë momentet të veçanta, prandaj edhe në këtë ditë speciale, nuk ka munguar urimi special për bashkëshortin e saj.
Me një video, ku shihen të dy shumë të lumtur duke vallëzuar, Rrezarta ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia dedikuar Ermalit.
“Gezuar Ditelindjen Dashuri! Zoti me ka dashur shume qe te solli ne jeten time… Te dua ne çmenduri… Pergjithmone… Ermal Hoxha” ka shkruar ajo.
Çifti kanë dëshmuar disa herë se dashuria e vërtetë të mban të fortë dhe të bën të kalosh çdo sfidë, pasi edhe Rrezarta e Ermali patën sfida në marrëdhënien e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.