Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila kohëve të fundit është marrë më shumë me emisione televizive, ka lajmëruar se sonte nuk do të transmetohet show i saj më i ri, “Show i së premtes me Adelina Ismailin”
Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një postimi që e ka bërë në rrjetin social, Facebook, duke mos dhënë detaje të reja se perse është ndërprerë.
“Të dashur miq. Sonte u njoftova jozyrtarisht që është ndaluar transmetimi i emisionit tim show i së premtes sonte nga u.d. së kryeredaktorit të RTK-së. Për më shumë info, do t’iu njoftojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Adelina në profilin e saj zyrtar në Facebook.
Derisa për ketë RTK, ka dhënë arsyet e mostransmetimit.
“Pas shqyrtimit të hollësishëm të përmbajtjes së programit `Show i së Premtes` me të ftuarin teologun Drilon Gashi, stafi editorial i RTK-së ka vendosur të mos e transmetojë këtë emision. Kjo është vendosur për shkak të dilemave të mëdha sa i përket shkeljeve eventuale të standardeve profesionale të RTK-së.Kërkojmë mirëkuptim tuaj, ndërkaq sonte do të jetë repriza e një prej emisioneve ‘Show i së Premtes'”, thuhet në reagim.
Elita Rudi i rikthehet ekranit televiziv, bëhet pjesë e ATV-së