Pas Rita Orës e Dua Lipës, emri Bebe Rexha është një tjetër që bën krenarë shqiptarët. Sigurisht kjo për arritjet e saja në botë si këngëtare.
Kur vjen puna për të treguar nga vjen, pra për origjinën e saj ajo është gjithmonë gati, transmeton Reporteri.net.
Për të treguar se nuk harron shqiptarët përkundër sukseseve, ajo së fundmi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet duke kënduar këngë popullore.
“Albanian pride” ka shkruar ajo në Instagram, që në shqip i bie krenaria shqiptare.
Kujtojmë se Bebe Rexha është një këngëtare dhe tekstshkruese shqiptare që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.