×
  • Show Time
  • Show Time

    “Sa herë jeta e sfidon, ajo ngritet me e fortë”, Shengyl Ismaili reagon pas operimit me sukses të Adriana Matoshit

    Reporteri
    01 Dhjetor 2021 | 15:03

    Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, të mërkurën ka kaluar me sukses operimin e saj tumor në tru.

    Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e saj të cilët kanë njoftuar se aktorja ka pasë sukses.

    Në lidhje me këtë ka reaguar edhe aktorja, Shengyl Ismaili, e cila me anë të një postimi në llogarinë e saj zyrtare në facebook mbështetur Adrianën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Sot ma e forte se kurre, ehh kjo osht Adriana, sa here jeta e sfidon ajo ngritet ne kembe me e forte se qe ka qene. E kalove edhe kete sfide e bukura jem…tregove edhe njiher se ska sen mbi kete toke qe t’rrezon… Te pres me u forcu, me marr harten, me ja qit gishtin e me vendos ne cilin vend te botes po shkojme me shetit… qashtu qysh e kemi pase ne plan, une e ti. Te dua e bukura e shoqes ❤❤”, ka shkruar ajo.

    Adriana Matoshi dhe Shengyl Ismaili janë shoqe të ngushta dhe kanë punuar bashkë në shumë projekte./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!