Pyetja se a paguhen VIP-at shqiptarë për t’u bërë pjesë e Big Brother, ka mbizotëruar qysh prej fillimit të këtij spektakli, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.
Në emisionin e radhës “2 EMRA 3 ARSYE” nga Shoqja Edonë dhe Halil Halil, kjo pyetje i është bërë këngëtares Ganimete Abazi, ish-banore e Big Brother VIP, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Me t’iu bërë pyetja nga nikoqirja e emisionit, Edona, këngëtarja ia krisi këngës “U knaqëm t’u u knaq”, që u riaktualizua pas paraqitjes së saj në BBVIP, në një mënyrë duke konfirmuar se ka marrë një shumë të parave për t’u futur në spektakël.
Por që, reagimin e saj e pasoi edhe me një përgjigje tjetër. Ganja shtoi se çmimi më i madh për të kanë qenë njerëzit që e kanë mbështetur në atë rrugëtim.
“Për mu, pagesa ma e madhe, çmimi ma i madh kanë qenë ata njerëz që kanë qenë aty prezentë, njerëz që e kanë përcjell Ganën jashtë”, u shpreh këngëtarja e njohur.
“2 EMRA 3 ARSYE” është prodhim i gazetës online Reporteri.net. Emisioni ka në qendër të vëmendjes komentimin dhe analizimin e situatave brenda “Big Brother VIP”, edicionit kosovar dhe atij në Shqipëri. “2 EMRA 3 ARSYE” shfaqet çdo të martë dhe të diel, prej orës 23:00, në RTV Dukagjini. /Reporteri.net/.