Dita e sotme është e veçantë për këngëtarin Sabri Fejzullahu.
Vajza e tij e madhe, Adelina sot po feston ditëlindjen, e padyshim urimi nga babai nuk kishte se si të mungonte, shkruan Reporteri.net.
Ai ka publikuar një fotografi së bashku me të, ndërsa ka shkruar se asnjë fjalë nuk mund të përshkruaj dashurinë që ka për të.
Postimi i plotë:
Sy-detja e babit, ti e din që unë bi n’siklet kur duhet me t’uru, se asnji fjalë, ama bash asnji nuk e përshkruan dashnin tem për ty. Ti uroj ?, edhe nji jetë tjetër ty, shpirti jem.
Por, Adelinën e ka uruar, edhe tani bashkëshortja e këngëtarit, Nera Fejzullahu.
Kujtojmë se Adelina është vajza nga martesa e parë e Sabri Fejzullahut.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.