Aktorja indiane Sara Khan e cila njihet nga të gjithë shqiptarët me rolin e Sadnës në serialin “Bidaai” dhe Angad Hasija në rolin e Alekut, kanë fituar zemrën e të gjithë publikut.
Të dy ata janë miq shumë të mirë edhe pasi përfundoi seriali dhe shihen pothuajse kudo bashkë.
Por në një intervistë për mediat indiane, Sara Khan është shprehur se dikur ata nuk e pëlqenin aspak njëri-tjetrin.
“Ne të gjithë kemi mbetur miq të ngushtë. Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohë shumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasur marrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, por me kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”, është shprehur ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.