Këngëtarja e njohur shqiptare Samanta Karavella, pas reagimit përmes rrjeteve sociale që pati ndaj deklaratës së Young Zerkës, se nuk e meriton famën që e ka, artistja ka reaguar sërish.
Këtë reagim ajo e ka bërë pikërisht në emisionin “Shiko kush Luan”.
Në kuadër të lojës “Këmbët në…”, artistes iu desh të zbulonte emrat e dy personazheve që ka dëshirë të bëjë bashkëpunim, si dhe dy të tjerëve që nuk i ka si opsion për diçka të tillë.
Pasi përmendi Ardit Gjebrean dhe Aurela Gaçen si emrat e saj të preferuar, Samanta tha se nuk do të bënte asnjëherë bashkëpunim me Ronela Hajatin dhe Young Zerkën.
“Ronela dhe meqë më përmendi tek loja e “Paintball” herën e kaluar, dikush që nuk kam qejf është Young Zerka.”
Në lidhje me deklaratat e Samanta Karavellës nuk ka reaguar deri më tani Young Zerka e Ronela Hajati.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.