×
  • Show Time
  • Show Time

    Sapo ndodhi në Big Brother VIP: Donaldi ia rrëmben një puthje në buzë Borës

    Reporteri
    22 Tetor 2021 | 23:05

    Një histori me fund të lumtur duket se do të jetë dashuria e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt. Bora dhe Donaldi janë puthur në Big Brother, pas shtatë muaj ndarje.

    Pas një hezitimi të Borës për tu puthur në publik Donaldi ka arritur t’i rrëmbej asaj një puthje.

    “Kam frikë do të flasim jashtë”, tha Bora në fillim kur Donaldi tentoi ta puthte.

    Kjo ishte një kthesë dramatike në lidhjen e tyre. Bora dhe Donaldi ishin ndarë për shtatë muaj. Por ditëve të fundit Donaldi ka folur dhe ka treguar se ende ndjen për Borën.

    Kjo duket se ia ka zbutur zemrën moderatores. Ata e kanë lënë që të flasin kur Donaldi të dalë nga shtëpia e Big Brother.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!