Sara zgjodhi fjalët më të mira për ta uruar Ledrin.
Ledri Vula sot feston ditëlindjen dhe mbush 34 vjet jetë, teksa është në kulmin e karrierës, shkruan lajmi.net.
Reperi pranoi urime të shumta me rastin e ditëlindjes, por atë më specialin e mori nga e dashura, Sara Hoxha.
Sara publikoi një fotografi nga pushimet ku shfaqet duke shkëmbyer puthje me Ledrin, ndërsa zgjodhi fjalët më të mira për reperin.
“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ju. Për shumë ditë të tjera si kjo ? Gëzuar ditëlindjen për njeriun që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time ? #Culi”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Sara dhe Ledri së fundi kanë shijuar pushimet në jug të Shqipërisë, ku nuk munguan fotografitë nga vendi ku qëndruan.
https://www.instagram.com/p/CCdbYpnHr4A/
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.