Bogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka bërë një deklaratë të papritur.
“S’kam qenë kurrë bashkëshortja e Ledri Vulës! Kam qenë partnerja e tij”, tha Sara në “Në Kurthin e Piter Pan”.
Sara ka treguar se e ka fshirë edhe tatuazhin me shkronjën “L” që sipas saj e ka bërë kur ishte 17 vjeç.
Rastësi ose jo, edhe emri i partnerit të saj fillon me të njëjtën shkronjë. Pavarësisht aludimeve për ndarje, Sara Hoxha nuk komentoi marrëdhënien me reperin Ledri Vula, me të cilin ka dhe një vajzë.
Kujtojmë se Sara Hoxha dhe reperi i njohur prej muajsh flitet se i kanë dhënë fund romancës mes tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.