Ka pak kohë që Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë bërë prindër për herë të parë.
Blogerja shqiptare solli në jetë një vajzë të cilën çifti e pagëzuan me emrin Poem, shkruan Reporteri.net.
Por, çfarë kuptimi dhe nga erdhi ky emër për vogëlushen?
Përmes një pyetje që Sara Hoxha ka pranuar në Instagram, ajo ka treguar se emri i vajzës së tyre ka ardhur nga një ndjekëse në rrjete sociale, e se në fakt e vogla është si një Poem(ë).
Poem Vula erdhi në jetë dhjetor të vitit 2020 në Gjermani, ndërsa jeta e Sarës tani po zhvillohet mes këtij shteti dhe Kosovës.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.